Bledi Çuçi: Kemi ulur 10-fish numrin e sipërfaqeve pa leje në Shqipëri

Bledi Çuçi: Kemi ulur 10-fish numrin e…

Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Bledi Çuçi ka denoncuar katet pa leje të një ndërtese në rrugën “Myslim Shyri” në Tiranë, me një sipërfaqe prej 2700 m2.

Sipas Çuçit janë shtuar kate pa leje dhe ka patur një “ndryshim skandaloz të projektit të miratuar”.


Më tej ai shton se është ulur me 10-fish numri i sipërfaqeve të ndërtimeve pa leje.

Çuci shprehet se po bëhet një operacion ligjzbatimi kundër këtyre guximtarëve të cilët bazohen në sistemin e vjetër të drejtësisë, të cilët kur i vijnë dosje nga subjekte të kamura për evazion fiskal, e shohin si një mundësi për të pasuruar xhepat e tyre.

Siç e shikoni, kjo që po bëjmë nuk është një fushatë, por është një operacion ligjzbatimi kundër këtyre guximtarëve të cilët bazohen në sistemin e vjetër të drejtësisë, të cilët kur i vijnë dosje nga subjekte të kamura për evazion fiskal, e shohin si një mundësi për të pasuruar xhepat e tyre dhe kështu ndodh që ndëshkohen njerëz për një avlli dhe këta shpëtojnë nga kjo pjesë e mbetur e sistemit të vjetër të drejtësisë.

Sikur kjo pjesë e sistemit të drejtësisë të kishte bërë sa policia apo IKMT, sot do të kishim rezultate më të mira.

Në këto vite, si rezultat i punës, kemi arritur ta ulim 10-fish numrin e sipërfaqeve të ndërtuara pa leje në Shqipëri.
Ky subjekt jo vetëm që ka kate pa leje, por ka edhe një ndryshim skandaloz të projektit nga ai i miratuar më parë dhe pasi të mbarojnë verifikimet e plota për të gjitha shtesat pa leje që ka bërë dhe çdo metër katrorë që është bërë pa leje, do t’i kthehet popullit”,
shprehet Çuçi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit