"Ndihem italiane"/ Burri i vrau vajzën dhe të dashurin, Tefta Malaj thirrje presidentit: Dua nënshtetësinë

“Ndihem italiane”/ Burri i vrau vajzën dhe…

Tefta Malaj doli me karrocë me rrota nga spitali pasi i shpëtoi sulmit me thikë nga burri i saj. Mëngjesin e 7 majit, Taulant Malaj goditi për vdekje vajzën e tij dhe italian Massimo De Santis. Dyshohej nga ana e Taulant Malaj se italiani kishte një raport intim me të shoqen dhe madje i ngacmonte edhe vajzën. Në gjaknxehtësi e sipër Malaj ka kërkuar të vrasë edhe djalin e vogël i sili u fsheh pas divanit.

Pas kësaj ngjarje të rëndë që shokoi Italinë dhe Shqipërinë, Tefta Malaj nuk dëshiron që të kthehet në banesën ku ndodhi krimi. Ajo ndihet e dhunuar edhe psikologjikisht pasi është hasur me një lumë komentesh në rrjete sociale duke e cilësuar atë si shkaktare të masakrës.

Avokati i shqiptares i bëri thirrje edhe Presidentit të Republikës Sergio Mattarella për t’i dhënë Malajt nënshtetësinë italiane, si një mundësi për të vijuar jetën me djalin e vogël dhe për t’u integruar plotësisht në shoqërinë italiane.

Shpresojmë në ndërhyrjen e tij në kërkesën për nënshtetësinë italiane që Tefta ka bërë disa muaj më parë. Ju jetoni në Itali prej mbi 18 vitesh, dy fëmijët tuaj kanë lindur në Italia dhe janë (në rastin e Xhesikës) italiane për të gjitha qëllimet, ajo vetë është e integruar në mënyrë perfekte dhe ndjen se është italiane në thellësi të shpirtit të saj”, thuhet në kërkesë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit