Ndihmoi bosin e kriptomonedhave turke gjatë qëndrimit në Shqipëri, arrestohet Edevaldo Haxhiu

Ndihmoi bosin e kriptomonedhave turke gjatë qëndrimit…

Është arrestuar Edevaldo Haxhiu nga policia shqiptare. Ai u kap duke ndihmuar bosin turk të kriptomonedhës Faruk Fatih Ozer. Haxhiu është arrestuar në Tiranë pasi kishte ndihmuar Özer të strehohej në Shqipëri. Ai e kishte marrë atë nga aeroporti i Nënë Terezës, e kishte sjellë në hotel dhe e kishte ndihmuar të fshihej.

Mediat turke raportojnë se Haxhiu është arrestuar në orën 00:30 të mesnatës së sotme dhe theksojnë se ai është marrë në pyetje por ka mohuar të ketë njohje me Faruk Fatih Ozer. Faruk Fatih Özer, u arratis nga Turqia në 20 prill dhe u strehua në Shqipëri.  Më herët është vënë në pranga edhe shqiptari Altjan Canaj, që dyshohej gjithashtu se ndihmoi në të njëjtën arratisje.

Boss-i i kriptomonedhave turke erdhi në Shqipëri për t’iu  fshehur autoriteteve turke. Ai akuzohet se përmes kompanisë së tij, Thodex, mashtroi mijëra turq që kanë investuar paratë e tyre, rreth 2 miliardë dollarë në monedhat virtuale. Më pas, ai shpalli falimentin e kompanisë, bëri mbylljen e biznesit dhe u arratis.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit