Ndihmoi Ergys Agasin gjatë arratisë, lirohet nga qelia Embro Sulejmani

Ndihmoi Ergys Agasin gjatë arratisë, lirohet nga…

Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur lirimin nga qelia të Embro Sulejmanit, i dyshuar për ndihmën që i ka dhënë biznesmenit Ergys Agasi gjatë kohës kur ky i fundit ishte në kërkim nga autoritetet.

Apeli i GJKKO-së ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj Sulejmanit, duke e zëvendësuar atë me “Detyrim paraqitje”.

Embro Sulejmani, administrator i agroturizmit “Kodra e Kuajve”, kishte mohuar akuzat gjatë dëshmisë së tij paraprake në GJKKO, duke deklaruar se nuk kishte kryer asnjë vepër penale dhe se nuk kuptonte se për çfarë akuzohej.

Ai u arrestua më 22 shtator, nën dyshimin se kishte ndihmuar Ergys Agasin duke fshirë pamjet e kamerave të sigurisë në momentin kur biznesmeni kishte hyrë në lokalin e bllokut qeveritar në Durrës. Sipas dyshimeve të hetuesve, ky veprim ishte kryer për të fshehur gjurmët e frekuentimit të Agasit në këto ambiente.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit