Ndihmoi të tjerët të shpëtojnë! Futbollisti i Shkupit humb jetën në spital pas zjarrit në disko

Ndihmoi të tjerët të shpëtojnë! Futbollisti i…

Një tjetër lajm i trishtë vjen nga Maqedonia e Veriut lidhur me tragjedinë e zjarrit në klubin e natës “Koçani Pulse”, ku humbën jetën 59 të rinj dhe mbetën të lënduar 155 të tjerë.

Mes viktimave është konfirmuar edhe futbollisti i Shkupit Andrej Lazarov. I riu 25-vjeçar humbi jetën pas transportimit në spitalin e Shtipit. Raportimet tregojnë se ai u mundua të shpëtojë personat që ndodheshin në disko, duke i ndihmuar të dalin nga zjarri. Gjatë kësaj kohe gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua për shkak të tymit që thithi. Këto veprime janë cilësuar heroike.

Ai arriti të dalë edhe vetë nga ambjentet e lokalit që u përfshi nga flakët e tymi i dendur, por pasi u dërgua në spital ku po mbahej në terpai intensive, fatkeqësisht nuk mundi të mbijetojë.

Skuadra e tij, Shkupi, ka bërë një njoftim në rrjetet sociale, ku ndër të tjera shkruan:

“Edhe pse paraprakisht nga familjarët e tij kishim informacione se është mirë, me dhimbje të thellë dhe pikëllim të madh, njoftojmë se futbollisti ynë, Andrej Lazarov, është konfirmuar mes viktimave të zjarrit tragjik që ndodhi gjatë natës në Koçan. FC Shkupi i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, të afërmve dhe gjithë familjes së madhe të klubit tonë. Adrej ishte vetëm gjashtë muaj pjesë e Shkupit, por emri i tij do të mbetet i pashlyer gjithmonë si pjesë e skuadrës sonë. Kujtimi për te do të mbetet gjithmonë i paharruar në zemrat tona!”

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit