Ishte data 15 mars 2021 kur Çiljeta u pa në krah të Erion Veliajt. Teksa ky i fundit ndodhej në Kavajë, në një takim elektoral më të rinjtë, u vu re prezenca e Çilit që deri dje këndonte në fushatat e PD.
“Suksese lali”, uroi ajo Veliajn asokohe. Si duket rekrutimi i Xhilagës në skuadrën e Veliajt është shpërblyer nga Ulsi Manja, ministër i Drejtësisë.
Ky i fundit ndau të premten certifikatat për studentët e praktikës 2-mujore pranë Klinikave të Ligjit të Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas dhe Qendrave të Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore.
Mes studentëve ishte edhe Çiljeta Xhilaga e cila e buzëqeshur u pa pranë Ulsiut duke marrë në dorë diplomën dhe tashmë është gati në ofrimin e ndihmës juridike.
Çili që deri dje njihej si aktore e këngëtare dhe mbështetëse e fushatave të Sali Berishës, në vitin 2021 ajo tradhtoi PD për PS dhe sot pas dhënies së diplomës nga Ulsiu pret të bëhet juriste.