Ndikuan në përhapjen e Covid-19 varrosen mbi 1.6 ton minj

Ndikuan në përhapjen e Covid-19 varrosen mbi…

Më shumë se 1.6 ton minj bambuje të kultivuar në fermë janë “varrosur” pasi Kina ndaloi tregtimin e tyre për shkak të pandemisë së koronavirusit. Qeveria e lidhi sëmundjen me minjtë, të cilët janë përdorur për disa shekuj me radhë pasi njihen për vlerat e tyre ‘ushqyese’.

Punëtorët e pyjeve në Provincën Hubei, ish-epiqendra e shpërthimit, varrosën më shumë se 900 minj bambuje të gjallë të Premten, pasi i morën nga një fermer lokal. Në shkurt, qeveria qendrore e Kinës dha urdhër për ndalimin e përkohshëm të tregtimit dhe konsumimit të kafshëve të egra, një praktikë që besohet të jetë përgjegjëse për krizën globale.

Varrosja e minjve u bë në Xian’an District Forest Bureau në Xianning, një qytet me 2.5 milionë njerëz në provincën Hubei, raportoi televizioni Xianning.\Gazetaatdheu.com\

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit