Ndiqnin me admirim një supermakinë në Paris, Barcola ul xhamin dhe përshëndet të rinjtë

Ndiqnin me admirim një supermakinë në Paris,…

Një moment i pazakontë është bërë viral në rrjetet sociale nga rrugët e Parisit, ku një grup të rinjsh po ndiqnin me admirim një supermakinë luksoze, pa e ditur se kush ndodhej në timon.

Teksa makina po lëvizte, shoferi uli xhamin dhe të rinjtë mbetën të shtangur kur kuptuan se pas timonit ishte futbollisti i njohur Bradley Barcola.

Reagimi i tyre ishte i menjëhershëm. Ata shpërthyen në brohoritje dhe nuk e fshehën habinë për takimin krejtësisht të papritur me yllin e futbollit francez.

Videoja është përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale, duke grumbulluar mijëra pëlqime dhe komente. Shumë përdorues kanë komentuar se momenti tregon sa i dashur është Barcola për tifozët, ndërsa të tjerë e cilësuan reagimin e të rinjve si krejtësisht spontan dhe plot entuziazëm.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit