Ndjeu lodhje trupi/ Ky është 51-vjeçari që ndërroi jetë në burgun e Fierit, i arrestuar për trafik droge

Ndjeu lodhje trupi/ Ky është 51-vjeçari që…

Simon Toska ishte 52-vjeçari që humbi jetën mëngjesin e sotëm në Fier. Burime bëjnë me dije se ai ndodhej që prej vitit 2021 në burgun e Fierit, pasi ishte dënuar për trafik të lëndëve narkotike.

 Mësohet se një ditë më parë ka shfaqur lodhje dhe dhimbje trupi, por pas marrjes së një serumi ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërkohë në orët e para të mëngjesit të sotëm, ai ka shfaqur probleme me frymëmarrjen dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit