Ndodh edhe kështu| Rëzohet nga shtrati, i njihet si aksident në punë

Ndodh edhe kështu| Rëzohet nga shtrati, i…

Një ngjarje sa qesharake aq dhe e çuditshme i ka ndodhur një burri ne Gjermani.

Ai rrëshqiti në shkallë dhe u lëndua lehtë teksa po ecte brenda shtëpisë drejt zyrës së improvizuar të punës nga shtrati. Një incident i tillë  është njohur nga një gjykatë gjermane si “aksident në vendin e punës”.

Burri kishte shfaqur probleme me shpinën e për këtë arsye, duke qenë se po punonte nga shtëpia gëzon të drejtën për dëmshpërblim.

Sipas gjykatës, burri “ishte rrugës për në punë nga dhoma e gjumit te zyra shtëpiake një kat më poshtë” dhe tha se kjo përbën udhëtim përgjatë një “rruge të siguruar të punës”.

“Paditësi pësoi një aksident në punë, kur ra gjatë rrugës për në zyrën e tij në shtëpi në mëngjes”, tha gjykata. Mediat e huaja shkruajnë se kompania e sigurimeve kishte refuzuar që ta mbulonte pretendimin e paditësit.

Ende nuk dihet në qoftë se burri punonte nga shtëpia për shkak të pandemisë së Covid-19 apo për arsye të tjera.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit