
Një pame jo e zakonshme është regjistruar dje gjatë festivalit të këngës në RTSH. Moderatorja Jonida Vokshi është ngjitur në skenën e “Italia” me pajton.
Gjithashtu binte në sy edhe fakti që ajo kishte zgjedhur gjithashtu që të vishte rrobat popullore të Shqipërisë së Mesme, ndërsa e shoqëronte karrocieri, i cili gjithashtu mbante në kokë një qeleshe tradicionale.

Fituese në këtë festival u shpall këngëtarja Anxhela Peristeri, që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision. Edhe këtë vit nuk u ndalën komentet, ndërsa gjithë vëmendjen e mori këngëtarja tjetër Xhesika Polo me veshjen e saj.