Ndodh në Greqi/ Shqiptari bezdiset nga zhurma dhe i shkëput ventilatorin 76-vjeçarit të intubuar

Ndodh në Greqi/ Shqiptari bezdiset nga zhurma…

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Greqi, ku një pacient 60-vjeçar me origjinë shqiptare i cili ishte shtruar në spitalin ‘Kryqi i kuq’ për shkak se ishte i infektuar me Covid, i ka shkëputur aparatin e oksigjenit një 76-vjeçari të intubuar. Mediat greke raportojnë se shkak për këtë ngjarje është bërë zhurma e aparatit të frymëmarrjes, e cila ka shqetësuar shqiptarin. 76-vjeçari ndërroi jetë ditën e djeshme dhe sipas informacioneve të fundit, ishte një dorë njerëzore që ndërhyri dhe shkëputi aparaturën nga funksioni. Oficerët e Nën-Drejtorisë së Sigurisë së Athinës kanë siguruar prova se si ndodhi ngjarja dhe si e bëri këtë lëvizje pacienti 60-vjeçar, i cili trajtohej së bashku me 76-vjeçarin.

76-vjeçari ishte intubuar në një repart të thjeshtë dhe mjekët thuhet se zbuluan që në orët e fundit gjendja e tij shëndetësore po përmirësohej ndjeshëm. 60-vjeçari shqiptar nuk ishte intubuar, por ai ishte ankuar që 76-vjeçari bën zhurmë dhe donte të lihej vetëm në pavion.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit