Ndodh në Kosovë, 14-vjeçarja abuzohet sek*ualisht dhe postohet në internet

Ndodh në Kosovë, 14-vjeçarja abuzohet sek*ualisht dhe…

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Kosovë, ditën e sotme.

Një vajzë 14-vjeçare dyshohet se është dhunuar seksualisht nga një person i cili po ashtu është i moshës së mitur.

Bëhet me dije se rastin në Polici e ka denoncuar e mitura me nënën e saj, të cilat kanë deklaruar se i dyshuari ka bërë edhe video gjatë kohës që po kryente marrëdhënie seksuale me vajzën dhe ato pamje i ka publikuar në rrjete sociale.

Burimet bëjnë me dije se i dyshuari është arritur që të arrestohet dhe është intervistuar nga hetuesit policorë në praninë e prindit dhe avokatit të tij mbrojtës.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 24 orësh dhe i njëjti të hetohet nën dyshimet për kryerjen e dy veprave penale ‘Dhunim’ dhe ‘Keqpërdorimi i fëmijëve në pornografi’.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit