Ndodh në kufirin Shqipëri-Greqi: Shpërbëhet 'karteli' i çajit të malit, kapen mat dy shqiptarë dhe u sekuestrohet 'malli'

Ndodh në kufirin Shqipëri-Greqi: Shpërbëhet ‘karteli’ i…

Dy shtetas shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policisë greke pasi u kapën duke mbledhur çaj mali në një zonë pranë kufirit mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Sipas autoriteteve greke, operacioni u zhvillua nga shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me strukturat e hetimit të krimit, të cilat ndërhynë në një zonë malore të territorit grek.

Gjatë kontrollit, efektivët konstatuan se dy shqiptarët kishin mbledhur rreth 6.1 kilogramë çaj mali, veprim që sipas legjislacionit grek përbën shkelje të rregullave për mbrojtjen e pasurive pyjore.

Përveç akuzës për mbledhje të paligjshme të bimëve medicinale, ndaj tyre është ngritur edhe akuza për hyrje të paligjshme në territorin grek.

Sasia e çajit të sekuestruar do t’i dorëzohet autoriteteve pyjore për procedurat përkatëse, ndërsa dy të arrestuarit janë shoqëruar pranë Prokurorisë kompetente, e cila do të vijojë me veprimet procedurale për këtë rast.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit