
Një vjedhje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Sarandës. 4 punëtorë egjiptianë janë arrestuar nga policia, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur mjetin lundrues tip velierë të sekuestruar nga Policia.
Sipas ‘bluve’ ky mjet ishte sekuestruar nga Polocia, ndërsa shtetasit e huaj pretendonin se veliera është pronë e tyre.
“Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera për këtë rast u arrestuan në flagrancë shtetasit: A. N., 53 vjeç, drejtuesi i anijes së peshkimit; A. E., 55 vjeç, S. G., 40 vjeç, M. E., 43 vjeç dhe I. A., 34 vjeç, të katërt shtetas egjiptianë, punëtorë peshkimi. Këta shtetas dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur mjetin lundrues tip velierë të sekuestruar nga Policia, që ndodhej i bllokuar në portin e Limionit, me pretendimin se kjo veliere ishte pronë e tyre”, tha policia në njoftimin e saj për mediat.
Gjithashtu në nën hetim është vënë edhe efektiv policia pasi nuk ka marrë masa për ruajtjen velierës të sekuestruar dhe nuk ka konstatuar mungesën e mjetit lundrues, pas lënies së shërbimit.
“Po ashtu, për rastin nën hetim është vënë edhe një punonjës policie, “inspektor A. M., me detyrë trup shërbimi në Komisariatin e Policisë Kufitare Sarandë, pasi nuk ka marrë masa për ruajtjen velierës të sekuestruar dhe nuk ka konstatuar mungesën e mjetit lundrues, pas lënies së shërbimit”, thuhet në njoftim e policisë.