Ndodh në Shëngjin! Një shtetas rus i vjedh targat kosovarit

Ndodh në Shëngjin! Një shtetas rus i…

Ditën e sotme një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Shëngjin. Një shtetas rus është proceduar penalisht nga policia e komisariatit të Lezhës.

Bëhet me dije se 37-vjeçari rus, me iniciale I.K.. i ka vjedhur targat e automjetit një shtetasi kosovar.

Policia kontrolloi banesën që rusi kishte marrë me qira në lokalitetin turistik, ku u gjetën dhe u sekuestruan pikërisht dy targat e automjetit si dhe një dorezë metalike që mund të përdoret edhe si një armë e ftohtë.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, dhe për të kuptuar arsyet e vjedhjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit