Ndodh në Superligë/ Luftëtari shënon tre herë, por fitoren e merr Laçi

Ndodh në Superligë/ Luftëtari shënon tre herë,…

E çuditshme por ja që ndodh edhe kjo. Luftëtari shënoi tre gola por në fund humbi 1-3, pasi dy prej golave të shënuar ishin në portën e vet, për t’i dhuruar në këtë mënyrë Laçit tri pikë të çmuara që i çon kurbinasit më afër zonës së Kupave të Europës.

Bardhezinjtë nuk kanë vuajtur aspak përballë Luftëtarit në takimin e të shtunës që u zhvillua në Kurbin dhe që pa vendësit të triumfojnë me shifrat 3-1.

Kurbinasit kanë siguruar suksesin që në pjesën e parë, ku mundën të udhëhiqnin 2-0 pas autogolit të Kukës në minutën e 2-të dhe rrjetës së Xhixhës 5 minuta nga fundi i pjesës së parë.

Me fillimin e 45 minutave të dyta, një tjetër autogol, kësaj radhe e mbrojtësit Lala i çoi shifrat në 3-0.

Në fund të ndeshjes gjirokastritët shënuan golin e nderit, kur Mehmetllari realizoi nga pika e bardhë e penalltisë golin e vetëm nga tre që mund të shënohet në kolonën e Luftëtarit në këtë sfidë. /GazetaAtdheu.com/

Laçi 3-1 Luftëtari

Golat: Kuka 2′ (autogol), Xhixha 40′, Lala 50′ (autogol)/ Mehmetllari 86′ (penallti)

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit