Ndodh për herë të parë| Nisin protestat e mësuesëve në Shqipëri, zbardhen kërkesat e tyre

Ndodh për herë të parë| Nisin protestat…

Mësuesit në Tiranë njoftojnë se do të nisin një revoltë ndaj Ministrisë së Arsimit për një sërë shqetësimesh. Mungesa e regjistrave për notat e nxënësve, kushte të vështira pune, paga e pamjaftueshme janë ndër pakënaqësitë që ka shprehur Sindikata që i përfaqëson.

Fillimisht, mësuesit do të bojkotojnë orën e parë të mësimit të mërkuën e 19 janarit, ndërsa 1 javë më vonë do të protestojnë përpara Zyrës Arsimore Tiranë. Kjo protestë do të organizohet në të gjithë Shqipërinë. Kujtojmë se një protestë e tillë nuk ka ndodhur më parë, pasi shqetësimit kanë qenë përgjithësisht lokale dhe në zona të caktuara.

Njoftimi:

“Mësuesit e Tiranës të bëhen gati të protestojnë për:

-Regjistrat (muaji janar shkollat pa regjistra)

-Kushtet minimale të punës.

-Pagat e pamjaftueshme.

Javës që vjen, të mërkurën, Protestë në çdo shkollë të Tiranës.( të pezullohet ora e parë e mësimit).( 45 min e para të mësimit)

Mësuesit qëndron përprara klasës, por nuk zhvillon mësim.

E mërkurë 19 janar, të pezullohet  ora e parë e mësimit protestë në çdo shkollë të Tiranës…

E mërkurë 26 janar ora 14:30 protestë përpara Zyrës Arsimore Tiranë.”, shkruhet në njoftim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit