Ndodhej në gjendje të rënduar psikilogjike, 40-vjeçarja hidhet nga kati i 6-të dhe humb jetën

Ndodhej në gjendje të rënduar psikilogjike, 40-vjeçarja…

Një 40-vjeçare ka humbur jetën pasditen e kësaj të mërkure në Përmet, në rrethana që janë ende duke u hetuar nga autoritetet.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 17:00 në Lagjen e Re. Sipas të dhënave paraprake, gruaja me inicialet D. J. dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, është vetëhedhur nga kati i gjashtë i i pallatit ku banonte, duke gjetur vdekjen.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet përkatëse, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit