Ndodheshin në autobus, identifikohen 7 pasagjerët që i mbijetuan aksidentit në Bullgari

Ndodheshin në autobus, identifikohen 7 pasagjerët që…

Pas tragjedisë në Bullgari ku mbetën të vdekur 45 persona dhe u plagosën 7 të tjerë, janë arritur të identifkohen personat të cilët i kanë shpëtuar tragjedisë. Mësohet se të plagosurit ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin ndihmën e duhur mjekësore.

Ministria e Brendshme bullgare, ka bërë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës, teksa një autobus nga RMV me 52 persona brenda ka marrë flakë në autostradën e Strumës në Bullgari dhe për pasojë ka marrë jetën e 46 pasagjerëve. Veç viktimave, ngjarja ka regjistruar edhe shtatë të plagosur të cilët ndodhen për mjekim në spital.

Emrat e personave që mbijetuan:

Sh. N. Saleh 36 vjeç

Medina Lutfi 25 vjeç

Lulzim Sulejmani 26 vjeç – shtetas i Serbisë

Gjyla Jasharovska 49 vjeç

Minir Jasharovski 50 vjeç

Ebib Pajazitovski 49  vjeç

Zulehja Jasharovska 16 vjeç

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit