Ndodheshin në një hotel në Kavajë/ Përfundojnë në spital 35-vjeçarja nga Kosova bashkë me fëmijët

Ndodheshin në një hotel në Kavajë/ Përfundojnë…

Një grua nga Kosova ka përfunduar në spitalin e Kavajës bashkë me fëmijët e saj. Mësohet se 35-vjeçarja bashkë me fëmijët kishin ndenjur për orë të tëra në pishinën e brendshme të një hoteli. Një moment ata nuk janë ndjerë mirë dhe janë dërguar menjëherë në spitalin e Kavajës.

Më datë 13.04.2023, në spitalin e Kavajës, janë paraqitur për kontroll mjekësor shtetasja M. P., 35 vjeçe, dhe tre shtetas të mitur, banues në Kosovë, pasi kanë qëndruar për një kohë të gjatë, në një pishinë të brendshme”, thuhet në njoftim.

Ndërsa njoftohet se tashmë të tre ata janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit