Ndodhi dhe kjo: 5 tifozë morën me qira një avion për të parë Kroacinë në Glasgow, por përfundojnë...

Ndodhi dhe kjo: 5 tifozë morën me…

Pesë tifozë kroatë morën me qira një aeroplan privat ditën e djeshme dhe udhëtuan nga Zadari në Glasgow për të mbështetur ekipin e tyre kombëtar kundër Republikës Çeke në Hampden Park, por ata hasën probleme të papritura.

Sebastian dhe Sime Jagic, Domagoj Raljevic dhe Luka Vojvodic nga Sali në Dugi otok u ngritën nga aeroporti Zemunik i Zadarit, por nuk mund të zbarkonin në Glasgow.

“Ne kishim bileta, ishim shumë të lumtur. Kur hym në Skoci, piloti na tha se sapo ishte informuar se duhet të largoheshim nga hapësira ajrore skoceze sepse për shkak të pandemisë nuk na lejojnë të ulemi. Çfarë zhgënjimi!”, tha Sebastian Jagicnë një deklaratë për Zadarski.hr .

“Ne po mendonim në aeroplan, ku t’i thoshim pilotit të na çonte. Vendosëm të kërkonim leje për të hyrë në Republikën Çeke. Tani jemi në Pragë, duke parë ndeshjen, me tifozët Çekë. Ne zgjodhëm Pragën për të parë ndeshjen për disa arsye. Piloti ishte në rregull,  dhe në udhëtuam për në çeki”, tregoi Sebastian për aventurën e tij.

Image
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit