Ndoshta nuk ju besohet, por mbi 90 vite më parë Tirana dhe Korça ishin 1 orë larg

Ndoshta nuk ju besohet, por mbi 90…

“Korça është një qytet që të habit, është i pastër, shumë i pastër, madje qyteti më i pastër që kam parë në Perandorinë Turke, me rrugë të drejta të shtruara mirë, pa qenë e plehra nëpër këmbë…” (Edith Durham)

“Parisi i vogël”, apo “Korça e serenatave”! Quajeni si të dëshironi, qytetin e Mësonjëtores së Parë!

Bekuar me një natyrë të mrekullueshme, qyteti i vogël juglindor i Shqipërisë është përplot thesare. Ruhen aty, trashëgimi kulturore në arkitekturë, urbanistikë, monumente kulture etj. Por kësaj here, do të sjellim në vëmendje Korçën e fluturimit të parë me avion.

Më 14 mars 1925, u nënshkrua kontrata koncesionare, me afat dhjetëvjeçar, midis qeverisë shqiptare, të përfaqësuar nga ministri i Punëve Botore dhe i Bujqësisë, Kostaq Kotta, dhe shoqërisë gjermane “Adria Aero Lloyd”, të përfaqësuar nga i ngarkuari i saj Otto Habermehl.

Ashtu siç e parashikonte kontrata, shërbimi ajror fillimisht kryhej dy herë në javë, në linjat e rregullta Tiranë-Shkodër, Tiranë-Vlorë, Tiranë-Korçë dhe kthim.

Fluturimi i parë, në linjën Tiranë-Vlorë, u krye më 30 maj 1925, ndërsa në linjat Tiranë-Shkodër dhe Tiranë-Korçë, më 1 qershor 1925.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit