Një qytetar ka denoncuar një zjarr të rënë në një varrezë automjetesh në Kamëz, pranë rrugës “Bashkëjetesa”, duke ngritur shqetësimin për rrezikun që paraqet për banorët dhe mjedisin. Sipas tij, pranë zonës ku ka rënë zjarri ndodhen edhe depo me gaz dhe naftë, çka mund të rrisë rrezikun nëse flakët përhapen.
Në denoncimin e tij, qytetari u bën thirrje institucioneve shtetërore të ndërhyjnë sa më shpejt për shuarjen e zjarrit dhe për marrjen e masave ndaj ndotjes së mjedisit. Ai shprehet se situata po rrezikon sigurinë e banorëve dhe kërkon reagim të menjëhershëm nga autoritetet.