Ndotja e ujit, banorët e Postribës: As bagëtia nuk e pi

Ndotja e ujit, banorët e Postribës: As…

Banorët e fshatit Postribë të Shkodrës kanë dalë sërish në protestë, pasi kundërshtojnë ndërtimin e gurores. Ata mbanin në dorë shishe të mbushura me ujë të ndotur dhe shprehen se shëndeti i tyre është në rrezik për shkak të ndotjes së ujit.

Në shenjë revolte banorët thanë se nuk do të paguajnë faturat e ujit deri në zgjidhje të situatës. Më tej ata shtojnë se dhe bagëtitë nuk mund ta pinë atë ujë.

“Ju lutem mos paguani faturën e ujit,asnjë cent për këtë shtet të korruptuar. As bagëtia nuk e pi këtë ujë o njerëz, ky është fundit. Ai që e paguan është tradhtar i këtij vendi”, u shprehen banorët.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit