Shpërthimi me tritol në Vaun e Dejës, flet eksperti: “Ndrecën donin ta eleminonin”

Shpërthimi me tritol në Vaun e Dejës,…

Sipas ekspertit të sigurisë Fation Softa vendosja e tritolit në makinën e kreut të Grupit të Rithemelimit në Vaun e Dejës është akt i paprecedentë.

Ai ka reaguar në një intervistë ku është  shprehur se Ndreca ka shpëtuar për faktin se tritoli ishte vendosur në krahun e pasagjerit dhe jo të shoferit.

Gjithashtu ai shtoi se personat që fshihet pas këtij atentati kanë dashur eleminimin e Ndrecës dhe se shpërthimi me tritol nuk ka qenë thjesht një kërcënim.

Ky është një akt i paprecedentë. Vendosja e eksplozivit në makinën e një personi qoftë ky pjesë apo jo e politikës është një akt makabër. Hetimi duhet të zhvillojë dhe një nga pistat mund të jenë pikërisht zgjedhjet.

Fatmirësisht vendosja e eksplozivit në krahun e pasagjerit e ka ruajtur Ndrecën, pasi po të ishte në krahun e shoferit dëmi do të ishte i drejtpërdrejt. Shpërthimi ka qenë më anë të lëvizjes dhe jo me telekomandë.

Fakti që lënda plasëse ka shpërthyer në momentin që ka  hipur personi, kanë qenë të  interesuar për eleminimin e Ndrecës. Kërcënim do të ishte nëse makina do të shpërthente para se Ndreca të futej në makinë’– tha ai.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit