Ndryshime në Kodin Rrugor: Shoferëve të rinj nuk do u lejohen makinat me fuqi motorike të lartë

Ndryshime në Kodin Rrugor: Shoferëve të rinj…

Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi një javë më parë, Kodi Rrugor në Shqipëri ka pësuar disa ndryshime.  Këto ndryshime janë miratuar mbrëmjen e djeshme dhe tani e tutje drejtuesve të makinave nuk do u lejohet në dy vitet e para të lëshimit të patentës të drejtojnë mjete me fuqi më të madhe se 55 kw/ton.

 Ndërkohë për makinat hibride elektrike ose Plug-in, kufiri i lejuar i fuqisë, për këta drejtues, do të jetë 65 kw/ton duke përfshirë këtu edhe peshën e baterisë.

Ndërkohë ka një rritje të moshës edhe për ushtrimin e profesionit të instruktorit të autoshkollës, nga 65 që është aktualisht do të shkojë deri në 70  vjeç.

Ndryshimet e bëra kanë rritur edhe afatin e rinovimit të patentave. Në rregulloren e re thuhet se  afati i rinovimit të patentave do të shkoje në 15 nga 10 që ishte deri më tani për të gjithë shoferët deri në moshën 70 vjeç. Ndërsa pas moshës 70 konfirmimi i vlefshmërisë së patentës mund të bëhet vetëm pas dorëzimi të certifikatës mjekësore.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit