Ndryshimet e klimës, studiuesit parashikojnë çfarë do përjetojnë njerëzit brenda disa vitesh

Ndryshimet e klimës, studiuesit parashikojnë çfarë do…

Më shumë se tre miliardë njerëz do të jetojnë në vende me temperatura “të papërballueshme” deri në vitin 2070. Në këtë konkluzion ka arritur një studimi i ri, cituar nga BBC.

Sipas studimit, një numër i madh i njerëzve rrezikojnë të përballen me temperatura më të nxehta se 29 gradë Celsius.

Kjo konsiderohet përtej asaj klime që të gjithë  e njohim “të ngrohtë” deri tani, në të cilën njerëzit kanë jetuar për 6000 vitet e fundit, shkruan BBC.

Studimi është kryer prej hulumtuesve nga Evropa, Shtetet e Bashkuara dhe Kina.

Bashkautori i studimit Tim Lenton i tha BBC-së: “Hulumtimi i vendos ndryshimet klimatike në terma më njerëzorë”, pra pasojat e tij i lidh me ndikimet kontrete tek qytetarët.

Studiuesit përdorën të dhëna nga parashikimet e popullsisë së Kombeve të Bashkuara dhe një skenar ngrohjeje me 3 gradë C bazuar në rritjen globale të pritshme të temperaturës.

Ata gjetën se ngrohja globale që do shkaktojë rritjen e temperaturave me tre gradë, do bëjë që një numër i madh njerëzish të jetojnë në temperaturat e konsideruara përtej “klimës së ngrohtë”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit