Ndryshimet klimatike/ Shkenca dështoi në parashikimin e përmbytjeve, intensitetin e të nxehtit

Ndryshimet klimatike/ Shkenca dështoi në parashikimin e…

Shkencëtarët më në zë kanë pranuar se dështuan në parashikimin e intensitetit të përmbytjeve në Gjermani dhe “kupolën e nxehtësisë” të krijuar në Amerikën e Veriut.

Megjithse prej dekadash ata kishin parashikuar se klima në ngrohje do të sjellë shpërthime reshjesh dhe valë shkatërruese të të nxehtit, rrjeti BBC shkruan se kompjuterët e tyre nuk ishin mjaftueshëm të fuqishëm për të parashikuar ashpërsinë e këtyre fenomeneve ekstreme.

Ata kërkojnë tashmë që qeveritë të shpenzojnë shumë për ndërtimin e një super-kompjuteri të përbashkët për klimën.

Kompjuterët janë thelbësorë për parashikimin e motit dhe ndryshimet klimatike, siç pritet të demonstrohet në panelin ndërkombëtar të klimës që mbahet muajin që vjen.

Studiuesja britanike Dame Julia Slingo tha: “Duhet të alarmohemi pasi modelet e deritanishme kompjuterike të klimës nuk janë të mjaftueshëm. Kemi nevojë për një qendër ndërkombëtare për krijimin paraprak të modeleve klimatike, për zbulimin e ligjeve fizike që nxisin ekstremet.”

Ajo dhe shkencëtarë të tjerë janë dakord se ndryshimi i klimës është një emergjencë. Por ka dhe nga ata që nuk besojnë se rritja e nivelit të alarmit do të ndikonte për mirë.

Prof Bill McGuire, tha: “Përshpejtimi i dukshëm i prishjes së stabilitetit klimatik, konfirmon emergjencës e cështjes. Shumcia e njerëzve në komunitetin e shkencës e pranojnë këtë, privatisht, ose në publik. Por krijimi i një superkompjuteri kryhet më nga dalë se avancimi i motit. Shkenca kërkon më shumë kohë për t’u maturuar, në mënyrë që pasiguritë të kontekstualizohen korrektësisht. Sigurisht që ka ekstreme të motit, siç janë valët e të nxehtit apo urraganet, dhe këto janë parashikuar deri diku nga modelet tona”.

Ai shtoi: “Mendoj se nuk duhet të rrahim daullet për më shumë bisedime emergjence. Ne e pamë dëmin që emergjencat shkaktuan me pandeminë e Covid, të cilat nxiteshin nga psikologjia e frikës dhe amplifikimi i riskut social. Besoj se është një lojë politikisht e rrezikshme për të nisur”. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit