Ndryshimet klimatike/ Vera po bëhet e padurueshme, mund të shkaktojë simptoma tek njerëzit

Ndryshimet klimatike/ Vera po bëhet e padurueshme,…

Kjo gjë ndodh gjithashtu kur nuk avullon edhe djersa e lëkurës, pasi ajëri është shumë i lagësht. Dhe siç e kanë gjetur ekspertët shtresat e padepërtueshme të pajisjeve të mbrojtjes personale – të dizajnuara për të mbajtur virusin jashtë kanë efektin e parandalimit të avullimit të djersës.

Sipas Rebecca Lucas, i cili hulumton fiziologjinë në universitetin e Birmingham, simptomat mund të përshkallëzohen nga ligështimi dhe disorientimi deri te ngërçet dhe dëmtimi i zorrëve dhe veshkave.

“Gjendja juaj mund të jetë shumë serioze ndërsa mbinxehni,”shprehet ai.

Si mund ta vërejmë?

Një sistem i njohur si temperatura e lagësht e globit (WBGT) mat jo vetëm nxehtësinë, por edhe lagështinë dhe faktorë të tjerë për të dhënë një përshkrim më realist të kushteve atmosferike.

Për shembull në vitet 1950, ushtria amerikane e përdori atë për të hartuar udhëzime për të mbajtur të sigurt ushtarët. Kur WBGT arrin 29C, rekomandimi është që të ndërpritet ushtrimi për këdo që nuk mund ta përballojë dot fizikisht.

Çfarë ndikimi do të ketë ndryshimi i klimës?

Ndërsa temperaturat globale rriten, do të kemi lagështi më intensive, që do të thotë se më shumë njerëz do të ekspozohen më shumë ditë me atë kombinimin e rrezikshëm të nxehtësisë dhe lagështisë.

Studiuesi britani i klimës Richard Betts ka ekzekutuar modele kompjuterike të cilat sugjerojnë që numri i ditëve me një WBGT mbi 32 gradë C të jetë vendosur të rritet, në varësi të faktit nëse janë ulur emetimet e gazrave serë.

Ai parashikon rreziqet për miliona njerëz që tashmë duhet të punojnë në kombinimin sfidues të nxehtësisë ekstreme dhe lagështisë së lartë.

A ka një zgjidhje?

Sipas ekspertëve ” kjo nuk është shkencë ekzakte”.

Njerëzit duhet të konsumojne shumë lëngje para punës, të bëjnë pushime të rregullta edhe pas punës duhet të konsumojnë përsëri lëngje pasi të pushojnë.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit