Ndryshimet Kushtetuese/ Ku ndahen e ku bashkohen mazhoranca dhe opozita

Ndryshimet Kushtetuese/ Ku ndahen e ku bashkohen…

Mbledhja e sotme e Këshillit Politik është mbyllur sërish pa mirëkuptim mes palëve.

Mazhoranca dhe opozita kanë rënë dakord për lisat e hapura, por ndahen kur vjen fjala te koalicionet parazgjedhore.

Më herët, mazhorancza dhe një pjesë e opozitës parlamentare janë dakordësuar për të votuar më 30 Korrik në Kuvend, ndryshimet kushtetuese që parashikojnë hapjen e pjesshme të listave dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.

Hapjen e listave e mbështeti sot dhe opozita jashtëparlamentare, madje kërkoi hapje të plotë të tyre e jo të pjesshme, siç parashikohet në marrëveshjen mazhorancë – opozitë parlamentare. Por, opozita kërkoi që të mos ndalohen koalicionet parazgjedhore.

Në këtë pikë, nuk u mbështet nga mazhoranca, që nga ana tjetër nuk kundërshtoi për hapjen e plotë të listave.

Përfaqësuesi i PS-së në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri tha se hapja e listave sjell automatikisht ndalimit të koalicioneve. Ai deklaroi që nuk kanë gjetur në asnjë vend një sistem elektoral si ky i yni që të implementojë njëkohësisht dhe listat e hapura, por dhe koalicionet parazgjedhore.

Këshilli Politik pritet të mblidhet sërish ditët në vijim.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit