Ndryshimet kushtetuese/ Mazhoranca dhe opozita nuk gjejnë gjuhën e përbashkët

Ndryshimet kushtetuese/ Mazhoranca dhe opozita nuk gjejnë…

Ndryshe nga marrëveshja e 5 Qershorit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, mazhoranca dhe opozita nuk gjejnë gjuhën e përbashkët për ndryshimet kushtetuese.

Mazhoranca shprehet se vendosur për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, sipas një marrëveshje me një pjesë të opozitës parlamentare, ndërsa opozita jashtëparlementare është kundër. Opozita jashtëparlementare kundërshton ndalimin e koalicioneve parazgjedhore siç parashikojnë ndryshimet kushtetuese.

Pas mbledhjes së sotme të Këshillit Poliitk, përmes një reagimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se ndryshimet kushtetuese do të votohen më 30 Korrik. Dhe me mbështetjen e opozitës parlemntare, votat i ka!

“Refuzimi për të diskutuar mbi risitë kushtetuese është në fakt refuzim për të pranuar realitetin dhe kjo është një sëmundje tanimë e vjetër e opozitës jashtëparlamentare! Keqardhje. Por me ata pa ata, Parlamenti vendos edhe për ta, si sot si në 30 korrik. Reflektoni miq, listat do hapen”, u shpreh Rama.

Pas mbledhjes së Këshillit Politik, Opozita kërkoi nga mazhoranca që, nëse ka “një çështje që lidhet me zgjedhjet për diskutim, atë duhet ta sillni në Këshillin Politik, për t’u përfshirë të gjithë bashkë në një proces transparent dhe gjithëpërfshirës, që lejon një produkt të përbashkët dhe konsensual, dhe jo një produkt që është paracaktuar nga ana juaj dhe ku Opozita politike e vendit është e përjashtuar. Nëse produkti është i paracaktuar në mënyrë të njëanshme dhe është i pandryshueshëm siç ju shpreheni, atëherë ju ribëj me dije se po shkelni Marrëveshjen e 14 Janarit dhe 5 Qershorit, sepse po kryeni ndryshime thelbësore në legjislacionin zgjedhor pa pyetur, diskutuar dhe marrë mendimin dhe konsensusin e Opozitës politike të vendit, duke zhbërë produktin e përbashkët të 5 Qershorit”.

Në fund, opozita e bashkuar kërkon që Këshilli Politik të mblidhet sërish të premten pasdite, për të vijuar dialogun për çdo çështje, pa cënuar 5 Qershorin. Megjithatë, opozita është shprehur qartë se miratimi i ndryshimeve kushtetuese është cenim i marrëveshjes së arritur më 5 Qershor ne ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve, pasi sjell ndryshime të reja në Kodin Zgjedhor.

Përveç ndalimit të koalicioneve, ndryshimet kushtetuese parashikojnë dhe ndryshimin e pragut elektoral, si dhe hapje të pjesshme të listave.

Këshilli Politik pritet të mblidhet sërish nesër.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit