Blendi Gonxhe për patentat: Ne bëhemi si francezët dhe gjermanët! I marrim shembull

Blendi Gonxhe për patentat: Ne bëhemi si…

Drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhi, ka deklaruar ditën e sotme në vazhdim do të ndryshojnë edhe afatet e rinovimit të patentës. Gonxhe u shpreh gjatë një interviste televizive  se një person do e rinovojë vetëm 4 herë patentën gjatë gjithë jetës. Praktikisht  leja e drejtimit do të rinovohet çdo 15 vjet. Duke shtuar se shqiptarët do të veprojnë si qytetarët francezë dhe gjermanë.

Ne pranuam kur diskutuam me komisionet parlamentare që të paguanim një kosto të madhe, disa miliona euro nga DPSHTRR, që të ndryshojë skema e rinovimit të lejeve të drejtimeve. Ne bëhemi si qytetarët gjermanë dhe francezë. Marrim një shembull.

Një zonjë deri në 85 vjeç, e ka rinovuar patentën që kur e ka marrë përherë të parë, çdo 15 vjet. Vetëm kur ka rinovimin e fundit kur është mbi 70 vjeç, ajo grua shkon edhe me një raport mjekësor. Nga rreth 11 herë që ju, e keni marrë patentën në moshën 18-vjeç që do vini të rinovoni në DPSHTRR, do vini sot vetëm 4 herë në ciklin tuaj të jetës”, theksoi ai.

Kujtojmë se këto risi vijnë pasi DPSHTRR vendosi të  bëjë disa ndryshime në Kodin Rrugor, duke marrë shkas nga aksidenti i fundit që ndodhi në Sauk, ku humbën jetën 3 të rinj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit