Ndryshimet në Kodin Rrugor/ Ja makinat të cilat mund të drejtojnë të rinjtë

Ndryshimet në Kodin Rrugor/ Ja makinat të…

Pasi shumë  të  rinj në  pak kohë  humbën jetën për shkak të shpejtësisë, këtë të premte u bënë ndryshime në Kodin Rrrugor.

U vendos që  shoferët e rinj për 2 vitet e para pas pajisjes me patentë, u ndalohen të ngasin mjete me fuqi të lartë motorike.

Pra disa nga makinat që  mund të  ngasin janë  Fiat 500, Toyota Yaris, Smart, Renault, Citroen, etj.

Makina të  cilat përmbushin kufirin e 55 kuaj fuqi për ton. Këto janë makina familjare lëvizëse dhe jo makina me fuqi motorike të lartë që mund të shërbejnë për gara ekstreme.

Një masë e tillë është bërë e domosdoshme për të shmangur aksidentet e rënda si ato që kemi parë ditët e fundit.

Vetëm një javë më parë një 20-vjeçar që kishte më pak se 1 vit që kishte marrë patentën shkaktoi një aksident ku humbën jetën 3 persona dhe u plagosën 3 të tjerë.

Shoferët e rinj, padyshim që nuk i ka pëlqyer ky ligj pasi kërkojnë që me marrjen e patentës të ngasin makina sportive dhe me kilometrazh të lartë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit