Ndryshimet në Kodin Rrugor/ Shoferët e rinj mund të ngasin vetëm këto lloj makinash

Ndryshimet në Kodin Rrugor/ Shoferët e rinj…

Ndryshimet e reja në Kodin Rrugor nuk do të lejojnë që shoferët e rinj të ngasin makina me fuqi të lartë motorike. Konkretisht, drejtuesit e mjeteve për dy vite nuk mund të drejtojnë një automjet me madhësi më të madhe se 55KW/ton.

Pra lloji i makinave që mund të ngasin shoferët e rinj është përcaktuar edhe fuqia.  Do të thotë që një drejtues i ri nuk mund të drejtojë automjete me fuqi më të madhe se 1200 kubikë. Siç është marrë shembull nga aksidenti i fundit, që drejtonte një automjet më fuqi më të madhe se 1300 kubikë.

Një tjetër pikë që do të ndryshojë në Kodin Rrugor është edhe rritja e shpejtësisë në ato autostrada që plotësojnë standardet e duhura. Në favor të qytetarëve është parashikuar edhe përgjysmimi i gjobës nëse paguhet brenda afatit të caktuar. Më herët shoferët që paguanin një masë administrative brenda 5 ditësh, përfitonin 20% uljeTashmë me rregullat e reja, nëse paguhet brenda 15 ditëve, vlera e gjobës do të paguhet me 50% ulje.

Më poshtë ndodhen llojet e makinave që mund të ngasin ata që kanë vetëm 2 vjet që kanë marrë patentën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit