Ndryshimi drastik i Ariana Grande! Fansat në panik: “Ajo po vdes”

Ndryshimi drastik i Ariana Grande! Fansat në…

Ariana Grande ka qenë në qendër të vëmendjes pas publikimit të filmit të saj të fundit, Wicked kandidat për çmimin “Oscar”. Por ajo është bërë objekt bisede dhe shqetësimi për  fansat e saj. Fansat kanë vënë re ndryshimin drastik të saj, pasi ajo ka humbur shumë peshë, dhe kjo gjendje e këngëtares ka shkaktuar një shqetësim të madh.

Reagimet në rrjet kanë qenë të shumta, ku shumë persona shprehen të shqetësuar për Arianën pasi spekulojnë që ajo mund të jetë duke vuajtur nga një sëmundje e rëndë, njëjtë si aktori Boseman i cili u nda nga jeta në vitin 2020 nga një sëmundje e rëndë të cilën e mbajti të fshehtë.

Përpos shqetësimeve për shëndetin e saj disa komentues kanë theksuar se asaj i duhet mbështetje, duke kërkuar që të mos trajtohet vetëm nga pamja e jashtme, por dhe nga ana e saj shëndetësore.

“Ajo mund të sëmuret ose të vdes, mos e trajtoni atë si një vajzë të dobët” ishin disa nga komentet më të spikatura në platformën X.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit