Ndryshohet “koka” drejtuese e Mossad: Ja kush emërohet shefi i ri

Ndryshohet “koka” drejtuese e Mossad: Ja kush…

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka njoftuar se David Barnea, numri dy i Mossadit, do të emërohet në krye të agjensisë së inteligjencës izraelite për pesë vitet e ardhshme, duke filluar që nga data 1 qershor.

Emërimi i tij ishte vendosur që në dhjetorin e kaluar, por Netanyahu po priste edhe mendimin e Prokurorit të Përgjithshëm, Aichai Mandelblit.

Megjithatë, kryeministri izraelit ka diskrecion pothuajse të plotë për të vendosur se kush mund ta drejtojë angjencinë elitë të spiunimit të Izraelit.

Agjencia është pjesë e zyrës së kryeministrit, kështu që nuk nevojitet asnjë aprovim nga kabineti ose parlamenti izraelit.

Duke pasur parasysh situatën e veçantë politike në të cilën ndodhet vendi, zyra e kryeministrit dëshironte të gjitha mendimet e mundshme që emërimi të ishte i ligjshëm, pavarësisht momentit të vështirë.

David Barnea, 56 vjeç, vlerësohet shumë për profesionalizmin e treguar në shërbimet inteligjente izraelite. Ai shihet si vazhdues i punës së Cohen, veçanërisht drejt Iranit dhe normalizimit të marrëdhënieve me vendet arabe.

Ishte vetë Netanyahu që e bëri të qartë se detyra kryesore e kreut të ri të Mossad do të jetë ndalimi i Teheranit për të blerë armë bërthamore.

Në 25 vite karrierë në shërbimin e inteligjencës izraelite, Barnea ka mbajtur disa role kryesore operative që i kanë dhënë atij mundësinë dhe eksperiencën për t’u ngritur në krye të Mossad, duke menaxhuar agjentët e organizatës në të gjithë botën.

Ai u emërua si zëvëndës i Cohen në vitin 2019, ky i fundit u emërua në krye të Mossad në vitin 2016.

Një nga operacionet më të bujshme që i atribuohet Mossad-it, ndodhi vitin e kaluar, kur Barnea ishte zv/drejtor i agjencisë së inteligjencës izraelite, i cili me 27 nëntor arriti të ekzekutojë shkencëtarin Mohsen Fakhrizadeh që udhëhiqte programin ushtarak bërthamor iranian.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit