Ndryshojnë çmimet e karburanteve, ulet nafta në 189 lekë/litër

Ndryshojnë çmimet e karburanteve, ulet nafta në…

Nga kjo e martë bordi i transparencës ka ndryshuar sërish çmimin e karburanteve.

Çmimi i naftës është ulur nga 193 lekë/litër në 189 lekë/litër, po ashtu edhe benzina e gazi janë ulur më 4 lekë.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 186 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 174 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 76 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 64 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 95 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit