Ndryshojnë rregullat për të lëvizur në shtetet e BE: “Green Pass” e vlefshme për 9 muaj

Ndryshojnë rregullat për të lëvizur në shtetet…

Bashkimi Europian ka nxjerrë një noftim të ri, ndërsa rekomandon që  “Green Pass” do të jetë e vlefshme për 9 muaj. KE ka propozuar që shtetet anëtare të vazhdojnë të mirëpresin të gjithë udhëtarët e vaksinuar me doza të miratuara nga blloku. Sipas ansa.it komisioneri i Drejtësisë i BE-së Didier Reynders njoftoi të enjten një kornizë të re të brendshme të udhëtimit të BE-së bazuar më shumë në vaksinimin. Gjithashtu KE po propozon të zgjasë rregullat e tij edhe për certifikatën dixhitale të BE-së përtej verës së ardhshme.

Didier Reynders:

Komisioni Europian propozon një periudhë standarde pranimi prej 9 muajsh për certifikatat e vaksinimit të lëshuara pas përfundimit të serisë së vaksinimeve parësore. Periudha 9-mujore merr parasysh udhëzimet e Qendrës Evropiane për Parandalimin e Sëmundjeve dhe kontrolli (ECDC) për administrimin e dozave përforcuese duke filluar nga 6 muaj dhe parashikon një periudhë shtesë prej 3 muajsh për të siguruar që fushatat kombëtare të vaksinimit të mund të përshtaten dhe qytetarët të kenë akses te vaksinat e tjera përforëcuese.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit