Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve, nafta ulet me 4 lekë

Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve, nafta ulet…

Prej pasdites së kësaj të mërkure një litër naftë do të shitet me 193 lekë.

Bordi i Transparencës ka ndryshuar çmimet e karburanteve ku nafta është ulur me 4 lekë krahasuar me vendimin e kaluar, ndërsa çmimi i benzinës dhe gazit nuk ka ndryshuar.

Nga vendimet e bordit çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 193 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 181 lekë/litër.

Ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 190 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 178 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 80 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 68 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 99 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit