Ndryshon moti/ Nesër shi dhe stuhi, temperaturat do të ulen ndjeshëm. Vera rikthehet...

Ndryshon moti/ Nesër shi dhe stuhi, temperaturat…

Jemi në kulmin e verës, por moti duket se ka kapriçiot e tij dhe madje jo të vogla.

Në disa shtete kanë nisur madje edhe reshjet e dëborës, si në Itali, por Shqipëria pritet që nesër të ketë një ndryshim radikal të motit.

Pas përvëlimit të ditëve të fundit të korrikut dhe fillim gushtit, më në fund do të kemi reshje shiu.

Vranësirat e para priten mbrëmjen e sotme, një ditë kjo ku termometri sipas “Metoalb” regjistroi temperaturën maksimale 38 gradë celcius.

Vranësirat do të vijojnë edhe gjate të enjtes, ndërsa moti do të përmirësohet vetëm në fundjavë.

Me ardhjen e vranësirave, temperaturat do të zbresin me 6 gradë, por sipas meterologes së “meteoalb”, Adiola Bani, kjo do të jetë një situatë e përkohshme.

Pas mesnatës priten vranësira edhe në Kosovë e në Maqedoninë e Veriut, ku do të ulen ndjeshëm temperaturat.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit