Varet nga shumë faktorë! Cilat vende kanë shpejtësinë e internetit më të lartë dhe të ulët në botë?

Varet nga shumë faktorë! Cilat vende kanë…

Duke përdorur të dhënat e Cable.co.uk tregohen me shpejtësinë e internetit më të lartë dhe më të ngadaltë në botë.Për të matur shpejtësitë fikse të brezit të gjerë në botë, Cable.co.uk përdori më shumë se 1.1 miliardë teste shpejtësie, në më shumë se 200 vende. Matja është bërë për 12 muajt e fundit, deri në qershor 2021.

Ndërkohë sipas të dhënave nga Cable.co.uk, Mali i Zi renditet më mirë se vendet e tjera të rajonit, me shpejtësi 40.14 Mbps, në vendin e 57-të.

Shpejtësia e internetit në Kosovë është 22.21 Mbps, duke u renditur në vendin e 81.

Cilët faktorë ndikojnë në shpejtësinë e internetit?

Është e rëndësishme të kuptojmë faktorët kyç që ndikojnë në shpejtësinë e internetit të një vendi. Në përgjithësi, shpejtësia e internetit varet nga:

1. Infrastruktura ose lloji i kabllove (prej bakri ose në fibra optike) që përdor një vend për të mbështetur shërbimin e vet të internetit. Në përgjithësi, sa më e re të jetë infrastruktura, aq më e shpejtë është lidhja.

2. Afërsia / lidhja me kabllo nënujore është e rëndësishme, pasi këto kabllo të mëdha nënujore në fibra optike transmetojnë rreth 97% të të dhënave të komunikimit në botë.

3. Madhësia e një vendi, duke qenë se sipërfaqja tokësore ndikon në koston e përmirësimit të infrastrukturës. Sa më i vogël të jetë vendi, aq më ekonomik është përmirësimi i sistemeve të kabllove.

4. Investimet bëjnë diferencën, ose sa përparësi i qeveria e një vendi aksesit në internet.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit