Ndryshon planifikimi/ Finalja e Kupës së Greqisë mes AEK-PAOK do të luhet në Elbasan

Ndryshon planifikimi/ Finalja e Kupës së Greqisë…

Finalja e Kupës së Greqisë ishte një stres i madh për autoritetet greke dhe ato qipriote, të cilat refuzuan të merrnin pësipër garantimin e sigurisë së kësaj ndeshje. Topi iu pasua Shqipërisë e cila hapi krahët për të thënë “PO”, pa e ditur sesi mund të rrjedhin ngjarjet apo çfraë mund të ndodh.

“Air Albania Stadium” ishte destinacioni që iu përcaktua finales së kupës greke, mirëpo edhe ky planifikim u anullua. Ndeshja do të spostohet në stadiumin e Elbasanit.

Federata greke pranoi ofertën për të luajtur në “Elbasan Arena” në datën 24 maj. Fillimisht u mendua që ndeshja derbi Tirana-Partizani e programuar për t’u luajtur në datën 17 maj u tërhoq me 24 orë më herët për të pasur kohën e duhur në dispozicion në mënyrë që në datën 19 maj stadiumi “Arena Kombëtare” të ishte gati për ndeshjen e dytë më të rëndësishme të futbollit helen.

Mes dy tifozerive pritet të ketë përplasje fizike dhe tensione si dhe pritet të jetë një natë jo e lehtë për t’u menaxhuar. Kjo ka qenë arsyeja se përse autoritetet greke dhe ato qipriote nuk morën përsipër mbarëvajtjen e ndeshjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit