Ndryshon rregullorja e futbollit, VAR-i projekt i dështuar

Ndryshon rregullorja e futbollit, VAR-i projekt i…

Bordi i Shoqatës Ndërkomëtare të Futbollit, IFAB, ka pranuar propozimin e FIFA për të ndryshuar përkohësisht rregulloren e futbollit dhe të lejojë pesë zëvëndësime.

E gjitha kjo bëhet pasi në një kohë të shkurtër do të zhvillohet një numër i madh ndeshjesh dhe gjithashtu do të kryhen në temperature të larta.

Në vendimin e marrë, zbulohet edhe një detaj interesant përsa i përket zëvendësimeve. Ekipet do të kenë mundësi për të bërë tre zëvëndësime, për të shmangur vonesat. Në këtë mënyrë, trajnerët do të kenë mundësi për të bërë dy ndërrime njëherësh.

Gjithashtu IFAB, ka mbajtur qëndrim edhe ndaj VAR-it dhe në kampionatet ku është përdorur deri tani, mund edhe të hiqet. Edhe për zëvëndësimet, do të jenë vetë federatat dhe ligat që do të vendosin nëse do të ndryshojnë rregulloren. /Shekulli

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit