Ndryshon taksa e ndërtesës, Tirana dhe bregdeti do të paguajnë më shumë

Ndryshon taksa e ndërtesës, Tirana dhe bregdeti…

Ministria e Financave dhe Ekonomisë është duke rishikuar vendimin e metodologjisë për llogaritjen e vlerës së taksës së ndërtesës.

Ministrja Delina Ibrahimaj gjatë një konference u shpreh se një nga propozimet e taksës së pronës është që të taksohet me vlerën e tregut.

Ka nisur puna për draftin e ndryshimit e taksës së ndërtesës që pritet të jetë gati vitin e ardhshëm.

Mësohet se drafti i ti do të ndryshojë bazën e llogaritjes së taksës.

Çmimet e apartamenteve në periudhën janar-qershor 2022 janë rritur 28,4% në krahasim me një vit më parë.

Eksperti i çështjeve të pushtetit vendor Agron Haxhimali gjatë një interviste u shpreh se nëse do të ndryshojë baza ata që kanë prona në kryeqytet e bregdet do të paguajnë më shumë se aktualisht, për shkak të rritjes së çmimeve.

Llogaritjet mbi bazën e tregut pa diskutim që do të thotë së do të paguajnë më shumë, ata që posedojnë prona në zonat urbane në bregdet dhe mbi të gjitha në kryeqytet.

Pasi këto zona po shënojnë dhe imponojnë çmime të vlerës së pronës, si pasojë e kërkesës së tregut, por edhe për faktorë të tjerë, që kërkojnë një tjetër analizë. Kujdesi duhet lidhur me të vërtetën e vlerës reale, dhe prekjen e shtresave në nevojë që jetojnë me ekonomi të dobët edhe në ndërtesa, ku çmimi i zonës zone ka vlerë ndryshe nga çmimi referues”, tha ai.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit