Në 15 ditë/ Dy tendera 220 mijë euro për Vilma Nushin, 1 për fletëpalosje: “Plazhet nuk hapen”, 1 për “Plazhet u hapën”

Në 15 ditë/ Dy tendera 220 mijë…

Çdo ditë, kryeministri Rama urdhëron vartësit ministra e drejtorë, të sajojnë tendera, që haptazi janë “çeqe” të dhuruar për klanin, klientët dhe familjarët e tyre; të maskuar me gjoja investime e shërbime publike.

Dhe si përherë, në krye të listës së preferuar të Edi Ramës e të zbatuar me urgjencë nga vartësit; janë bizneset e Vilma Nushit dhe motrës së saj; të cilët marrin tendera pa garë, ose me gara fiktive e vlera 2-5 herë më të mëdha.

Këtë herë, “kusuri” i shkeljes ligjore; por “nderi” në shërbim të “bablokut”, i është besuar pensionistit Edison Konomi (67 vjeç), Drejtor i Agjencisë Kombëtare të Turizmit, emëruar në atë detyrë nga Vangjush Dako, si kontabilist dhe bankier i tij.

Në emër të Agjencisë Kombëtare të Turizmit, me porosi të ministrit Blendi Klosi, drejtori Edison Konomi ka bërë 2 tendera “emergjence” brenda 2 javësh; për prodhim materiale promocionale të sezonit turistik 2020.

Këto dy tendera të fituara nga Vilma Nushi, janë me të njëjtin objekt e afërsisht me të njëjtën vlerë financiare, por kanë këtë ndryshim:

– Tenderi i parë është dhënë në datën 5 maj 2020, me vlerë afro 112 milionë lekë të vjetra pa TVSH; dhe ka si objekt, prodhimin e fletushkave publike, që rikujtonin urdhërin e “bablokut” për mos hapjen e plazheve.

– Tenderi i dytë është dhënë në datën 22 maj 2020, me vlerë afro 134 milionë lekë të vjetra me TVSH; dhe ka si objekt, prodhimin e fletushkave, që njoftojnë urdhërin e “bablokut”, për hapjen e plazheve në muajin qershor.

Kujtojmë, se me vendim qeverie, vlera e 1 banese për familjet e mbetura pa strehë nga tërmeti; është caktuar 2.1 milionë lekë të reja.

Me fondin 220 mijë Euro tendera, për fletushkat njoftuese të mos-hapjes dhe hapjes së plazheve, mund të paguheshin 12 banesa; por ja që u çuan në “thesin” e Vilma Nushit. Komentet janë të tepërta.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit