"Në 18 Dhjetor do mësoni se kush janë mercenarët e Soros dhe kush pengjet e patronazhistëve të Ramës"

“Në 18 Dhjetor do mësoni se kush…

Altin Goxhaj:

E MIRA E 18 DHJETORIT..

DO MERRNI VESH KUSH JANË MERCENARËT E SOROS DHE PENGJET E RAMËS!

Nga Avokati Altin Goxhaj (Levizja AntiSoros Për Shqipërinë)

Në 18 Dhjetor do mësoni se kush janë mercenarët e Soros dhe kush pengjet e patronazhistëve të Ramës ?

Sps në thelb, misioni i Kalit të Trojës së Soros është të bëjnë sa më shumë dëm para falimentimit të plotë të një projekti 8 vjeçar (16 vjeçar) të Soros për të asgjësuar Pluralizmin (nëpërmjet kthimit të Opozitës në një metastazë të Rilindjes së Soros) dhe e vetmja gjë që u ka mbetur tashmë është të mbyllin misionin kuisling duke bërë sa më shumë dëm.

Në Kuvendin e LGBT (Lyli, Grida, Bardha dhe Tabaku) do të marrin pjesë 2 kategori: Mercenarët e Soros dhe pengjet e kapur nga patronazhistat (pengje të shantazhit familjar nga Pushteti) sps i vetmi pushtet që i ka mbetur Lylit tani që s’ka asnjë shans të ketë sado pak fuqi (s’ka as pushtet lokal dhe as burime partiake) është mbështetja e Ramës.

Kjo është edhe arsyeja pse Lyli refuzoi të godiste para zgjedhjeve Databazën e Patronazhistëve (ndërkohë që Berisha e goditi):

nëpërmjet 30 mijë patronazhistëve të PS në të gjithë Shqipërinë, ushtria e Ramës me ispektorë dhe tatimorë, policë dhe prokurorë, drejtorë dhe bashkiakë, INUKsa dhe fuksa, biznese dhe të fortë, është në gjëndje të kontrollojë nëpërmjet shantazhit një pjesë të anëtarëve dhe familjarëve të delegatëve që ka institucioni i Kuvendit të PDsë.

Ndaj në një kuptim a tjetër, mbledhja e 18 Dhjetorit është edhe qartësimi i brendshëm i PDsë se kush janë nën kontrollit e Ramës dhe kush janë vërtet opozitarë!

Sps edhe lopa e kupton se mbështetja e Bashës në 18 Dhjetor, sjell veç dobësim të Opozitës në Zgjedhjet lokale dhe ato qëndrore që në fakt me Berishën mund të afrohen shumë shpejt, ndërsa me Bashën dihet që janë të humbura!

Pra me Berishën ka shanse fitoreje ndërsa me Bashën dihet që janë të humbura!

Mbështetja e Bashës sado e vogël të jetë, çon ujë në dobësimin e Opozitës..

Sa për Lylin & Co ata në rregull janë:

atij i duhet të ketë 20 deputetë mercenarë që bashkë me Ramën të arrijnë 96 (94) vota për të ndryshuar Kushtetutën për të konsoliduar pushtetin e Ramës ndërsa mbështetësit e mbetur i duhen sa për fasafë institucionalr e BASHKËQEVERISJES!

Këtë plan mund ta zhbëjë veç Berisha në drejtim të një PDje të pakapur nga Rama dhe Soros e cila mund të prodhojë një krizë zë vërtetë politike pa çadra dhe pa pelegrinazhe qesharake, por me mobilizim kombëtar të kujtdo që është i gatshëm ti thyejë hundët pushtetit diktatorial!

P.s.

Të gjithë ata që janë skeptikë për rolin e Berishës ju kujtoj për të 100tën herë se Berisha është i vetmi që ka frikë Rama dhe i vetmi që mund të kthejë Opozitën dhe Pluralizmin (Opozitë të pakapur nga Pushteti dhe Soros) dhe për pasojë edhe të ndalojë Zhbërjen e Shqipërisë nëpërmjet Axhendës Soros për Rrënimin, Falimentimin dhe Shpopullimin dhe Ripopullimin e saj me arabë, afrikanë dhe aziatikë!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit