Në 2014 i vranë nipin, kush është pronari i lokalit në Lezhë që u bë shoshë nga plumbat

Në 2014 i vranë nipin, kush është…

Gjovalin Prendi, pronari i lokalit në Lezhë që u bë shënjestër e plumbave në orët e para të mëngjesit është xhaxhai i Taulant Prendit, i vrarë në Shkurt të vitit 2014 në një atentat të ndodhur në Lezhë.

Nga ngjarja e 6 viteve më parë, humbën jetën dy persona Klodian Ndreca 28 vjeç dhe Taulant Prendi 25 vjeç si dhe mbeti i plagosur Aurel Prendi 21 vjeç, vëllai i Taulantit.

Gjovalin Prendi asokohe bëri thirrje për zbardhjen e ngjarjes ku humbi jetën nipi i tij duke deklaruar se nuk kishin asnjë konflikt. Vëllezërit Prendi njiheshin në zonë si persona jo problematikë dhe kishin në pronësi një punishte guri oxhaqesh.

 

burimi: tpz

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit