Në 2020 hynë në prodhim 20 centrale energjie, një i pavarur, të tjerët shesin tek OSHEE

Në 2020 hynë në prodhim 20 centrale…

Të paktën 20 centrale të rinj kanë hyrë në prodhim gjatë vitit të shkuar nga të çilët 18 në hidro dhe dy fotovolatikë.

Fuqia e instaluar e tyre në total llogaritet në 227 MW ku pjesa më e madhe e këtij kapaciteti i takon hidrocentralit të Moglicës, që u ndërtua në kaskadën e Devollit nga Devoll Hydropower. Të dhënat e Entit Rregullator të Energjisë tregojnë se nga hidrocentralet e rinj është siguruar 3.4 për qind e prodhimit total të energjisë.

Përgjatë vitit 2020 kanë hyrë në prodhim gjithsej 20 impiante me një fuqi të instaluar prej 227.8 MË, të cilët kanë prodhuar gjatë vitit 2020 sasinë prej 182,816 MWh. Prodhimi i energjisë elektrike i realizuar nga impiantet që kanë hyrë në prodhim gjatë vitit 2020 zë rreth 3.44 % të prodhimit total vendas të energjisë elektrike për këtë vit” vlerëson Enti.

Nga ana tjetër ai nënvizon edhe rritjen e kontributit që kanë dhënë në tërësi prodhuesit privatë duke mbajtur 42 për qind të totalit të energjisë së prodhuar në vend.

“Prodhimi i energjisë elektrike i realizuar nga centralet prodhuese private për vitin 2020 është 2,979,252 MWh ose rreth 42 % e prodhimit total vendas. Për vitin 2020, numri i centraleve prodhuese private të cilat kanë prodhuar energji elektrike është 216, ku 8 prej tyre janë prodhues të pavarur të cilët zotërohen nga 3 subjekte të licencuara, kurse pjesa tjetër prej 208 centrale janë prodhues me përparësi të energjisë elektrike të cilët zotërohen nga 155 subjekte në aktivitetin e prodhimit të energjisë elektrike “raporton rregullatori.

Në total, kapaciteti i instaluar i centraleve prodhuese private është 1,058 MË, ku kapaciteti i instaluar i centraleve të prodhuesve të pavarur është 436 MË, kurse 622 MË i përket centraleve të prodhuesve më përparësi të energjisë elektrike. Por cila është diferenca mes prodhuesve të pavarur dhe atyre me përparësi.

Sipas kontratave prodhuesit e pavarur të hidrocentraleve mund të shesin energjinë në tregun e lirë dhe të marrin çmimin që vendoset përmes kërkesë-ofertës. Nga ana tjetër prodhuesit me përparësi që janë hidrocentralet me fuqi të instaluar deri në 15MË e shesin energjinë tek Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Çmimi me të cilën blihet kjo energji përcaktohet sipas një formule që ka në bazë çmimin e energjisë në bursën hungareze për vitin paraardhës.

Tek fotovoltaikët me kapacitet të instaluar 2 MW çmimi me të cilën blihet energjia nga shteti caktohet çdo vit. Për vitin 2020 ky çmim u rishikua në pak më shumë se 71.2 euro për MWh.

Marre nga Monitor.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit