“Në 25 Prill do të vij të votoj në Shqipëri”, Kurti: Do vazhdojmë bashkëpunimin mes dy vendeve

“Në 25 Prill do të vij të…

Kryeministri i ardhshëm i Koosvës Albin KUrti në një deklaratë për media që ka mbajtur diëtne sotme në Tiranë është shprehur se me 25 prill do vi të votojë në Shqipëri.

“Unë do të vij të votoj në 25 Prill në Shqipëri”, u shpreh Kurti, ndërsa ftoi qytetarët të votojnë 3 kandidatët për deputetë të Vetëvendosjes.

Kurti ka folur edhe për marrëdhënien me Shqipërinë. Ai tha se sapo të zgjidhet qeveria e re e Kosovës do të fillojë bashkëpunimi me me Republikën e Shqipërisë, me Edi Ramën.

“Porsa të zgjidhet qeveria e jonë e re, do të fillojmë bashkëpunimin me Republikën e Shqipërisë, me Edi Ramën, nëse do të ndërtohet qeveria para zgjedhjeve këtu. Do të vazhdojmë marrëveshjet që kanë nisur mes dy vendeve, do të kalojmë nga marrëveshjet e shkruara te zbatimi i tyre, jemi dy shtete për një komb. Bashkëpunimi me çdo kryeministër apo president do të jetë shumë i mirë”, u shpreh Kurti para mediave.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit